Subscribe

Tirana pritet te kete parkimin e trete nëntokësor, pas atij ne sheshin“Skenderbej” dhe ne bulevardin e ri. Erion Veliaj inspektoi punimet qe po kryhen prane rruges se Elbasanit, ku nen parkun e lojërave po ndertohen dy kate parkim.

 

“ Nuk i bëjmë dot të gjitha përnjëherë, por siç po tregon kjo histori, pak nga pak, nga një punë konkrete përditë, do i lëmë qytetit jo vetëm më shumë parkime nëntokësore, jo vetëm më shumë sheshe, jo vetëm më shumë pazare, e teatro të rinj, por besoj në totalin e vet, do ta kthejmë në një mini-Europë shqiptare”.

 

Kjo zone është një nder më të ngarkuarat sa i takon qarkullimit e për pasoje parkimi ishte i nevojshëm.

 

 “Është në kryqëzimin kryesor të Unazës me Rr. e Elbasanit, pranë Liceut dhe shkollës së re “Kosova”, institucione që kanë nevojë për parkim. Partneriteti që kemi edhe me Xhaminë, në anën tjetër të Lanës, ku edhe ata po bëjnë po aq vende parkimi, zgjidh përfundimisht çështjen e parkimit”

 

Me kete investim Tiranës i shtohen 145 vende parkimi, ndërsa Veliaj deklaroi se ne mandatin e dyte do ti kushtohet vëmendje ndërtimit te parkimeve nëntokësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *