E hënë, 23 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:45 Në vijim ora 23:45: Parajsa Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Parashikimi i motit për sot, vranësira dhe reshje në vend, ç’ndodh me temperaturat

Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura. Vranësirat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe jugore të vendit.

Në relievet kodrinore dhe malore në lindje dhe jug priten reshje lokale dhe afatshkurtra shiu. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites nuk përjashtohen shtrëngata të izoluara.

Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 34°C në zonat e ulëta dhe bregdetare, ndërsa temperatura minimale do të zbresë deri në 11°C në Peshkopi.

Era do të fryjë e lehtë, me drejtim kryesor nga verilindja në veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.

Në zonat bregdetare, deti parashikohet të ketë valëzim të forcës 1–2 ballë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.