Vendi
Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të variojnë temperaturat

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin.
Reklamë
Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi deri në 10 m/s.
Temperaturat parashikohen deri në 32 gradë celcius në të paktën 3 qytete të vendit, Durrës, Berat e Gjirokastër.
Korça dhe Bajram Curri do të resgjistrojnë vlerat më të ulëta sa i takon temperaturave maksimale, ku termometri nuk do të kalojë vlerën e 27 gradë.
Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë./vizionplus.tv
Vazhdo të lexosh
Reklamë




