E shtunë, 17 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Parashikimi i moti për këtë të hënë, sa do të shënojnë sot temperaturat

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, me alternime vranësirash, të cilat herë pas here do të bëhen më të dendura në relievet kodrinore dhe malore, kryesisht nga mesdita deri në orët e pasdites.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, në zonat kodrinore dhe kryesisht ato malore priten reshje shiu afatshkurtra, lokale dhe në formën e pikave. Pasditja do të sjellë ndërprerjen e reshjeve.

Reklamë

Era do të fryjë nga verilindja-veriperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore do të arrijë deri në 14 m/s.

Në det pritet valëzim i forcës 1-3 ballë.

Reklamë

Temperaturat maksimale: deri në 38°C në Fier, ndërsa në Tiranë dhe zonat bregdetare pritet të arrijnë deri në 37°C.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë