E enjte, 8 Tetor 2026 Te Paekpozuarit (Live) deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Parandalohet krimi në Vlorë, arrestohet 39-vjeçari që u konfliktua me të riun, i sekuestrohet pistoleta

Policia e Vlorës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale dhe ka vënë në pranga një 39-vjeçar, i cili u konfliktua me një shtetas për motive të dobëta, dhe mbante me vete 1 armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë.

Në pranga ka rënë shtetasi A. Sh., i cili sapo ka konstatuar shërbimet e Policisë, ka tentuar të fshehë në një lulishte, armën e zjarrit pistoletë që mbante me vete.

Reklamë

Nga hetimet dyshohet se ky shtetas ishte konfliktuar me shtetasin B. J., 30 vjeç, banues në Vlorë, në ambientet e një lokali, për motive të dobëta.

Në përfundim të veprimeve procedurale, shtetasi A. Sh., 39 vjeç, banues në Vlorë, u arrestua në flagrancë, ndërsa pistoleta me municion u sekuestrua në cilësinë e provës materiale./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë