Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka komentuar tensionet mes Ukrainës dhe Rusisë.

 

Në një postim në “Facebook”, Ngjela ka thënë se presidenti rus, Vladimir Putin, do të shkojë drejt luftës vetëm nëse nuk e kap frika.

 

Ngjela parashikon që “nëse Putini do të shpallë luftën për pushtimin e Ukrainës; ata që duan ta ruajnë Rusinë nga shkatërrimi i kësaj lufte, ose do ta rrëzojnë nën arrest, ose do të vrasin Putinin”.

 

Reagimi i Ngjelës:

Çdo të ndodhë me Ukrainën. Do ta pushtojë Rusia?

 

l.
Unë, për një gjë jam i sigurt: Vladimir Putini nuk është evropian; dhe e urren qytetërimin Perëndimor. I tillë ka qenë edhe një Vladimir tjetër në Rusi: Vladimir Iliç.
E pra, Rusisë i erdhi sërish në krye një joevropian.
Kjo kuptohet. Por, po të ishte gjallë Cesare Lambroso, ai do ta kapte nga forma e kafkës pathologjinë kriminele të Vladimir Putinit.

 

Putini kërkon shkatërrim për të ngopur pathologjinë e tij; por do ta shihni që ai do të karfoset nga frika.
Nuk është Putini i pari tiran antiperëndimor i Rusisë të cilit i ka ndodhur kjo.
Por, nëse Putini nuk do të pushtohet nga frika – ndonëse frika e tij është mundësia më e madhe – ai mund të shkojë drejt luftës.

 

ll.
Një luftë me Ukrainën, shkatërron Rusinë. Këtë e di tani çdo mendje e kthjellët në politikën e lartë ruse dhe në rangjet e larta të ushtrisë ruse.
Atëherë?

 

Shumë e qartë: nëse Putini do të shpallë luftë për pushtimin e Ukrainës; ata që duan ta ruajnë Rusinë nga shkatërrimi i kësaj lufte, ose do ta rrëzojnë nën arrest, ose do të vrasin Putinin.
Këtë shembull na i kanë dhënë historitë e kësaj forme të vetëshkatërrimit të një kombi, kur është fjala për elitat ushtarake.
Megjithatë, duhet të presim. Por gjasat janë që Putini do të tërhiqet, sepse dihet që, psikologjikisht, fuqia e frikës është më e madhe se forca e pasionit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *