Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla operacioni “Forca e Ligjit” do të godasë të gjithë ata persona që e kanë ngritur pasurinë e tyre përmes veprimtarisë kriminale, apo që kanë lidhje me terrorizmin.

 

Numri dy i socialistëve paralajmëroi se javët në vijim do të shënjestrohen të gjitha ato pasuri që fshehin lidhje me organizata terroriste. Ndërsa shprehet i keqardhur që opozita kundërshton aktin normative të paketës “Anti-KÇK”.

 

“Më vjen keq që rikonstatoj vetëvrasje politke nga opozita që e kundërshton këtë akt, kundër krimit të organizuar e terrorizmit, duhet të kujtojmë që fokusi i ligjit është asetet apo llogartitë bankare apo pasuri të tjera që mund të jenë ngritur, se në të shkuarën kemi pasur konfiskime të pasurive të organizatave me lidhje me grupe të caktuara terroriste jashtë Shqipërisë, dhe skaneri i OFL do veprojë po njëlloj, mos u habisni të ketë edhe goditje apo skanim të cdo lloj pasurie që mund të fshehë në background e vet edhe lidhje të këtij niveli”.

 

I pyetur për formularin e posaçëm të OFL-së drejtuar Lulzim Berishës, në një kohë kur një kreybashkiak socialist firmosi garancinë për lirimin e tij, Balla tha: “Këto dy emra edhe unë i kam me shumë merak e ajo që dua t’ju them është që personi në fjalë apo të tjerë ligji i miratuar përmes aktit normativ që do konfirmohet në Kuvend i përfshin si persona apo grupe kriminale pasuria e të cilëve duhet hetuar, kshq procesi i hetimit është kompleks, 48 orë janë të mjaftueshme për këta persona të plotësojnë formularin e më pas policia ka kohë 15 ditë për të bërë verifikimet e më pas lidhet hetimi me SPAK që edhe ai ka 15 ditë kohë të shkojë në gjykatë, kshq mos kini asnjë merak, e kam thënë shpesh herë kam qenë një ndër zërat më konsistentë që lidhet me besimin që kam te SPAK”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *