E martë, 20 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Para nisjes në Bruksel, Edi Rama mbledh grupin parlamentar, e pranishme dhe Balluku

Kreu i qeverisë Edi Rama ka mbledhur mëngjesin e kësaj të hëne grupin parlamentar.

Gazetarja e Vizion Plus, Mola Luku, mëson se e pranishme në mbledhje është edhe Belinda Balluku, e cila tashmë është e pezulluar nga posti i zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe aktualisht gëzon vetëm statusin e deputetit.

Reklamë

Ky takim vjen para nisjes së kryeministrit në Bruksel.

Në orën 14:00 Rama do udhëtojë drejt Brukselit, ku do të takohet me presidentin e Këshillit Evropian Antonio Kosta.

Shqipëria është në një fazë kyçe në procesin e integrimit, ajo ka hapur negociatat për të gjithë kapitujt dhe po punon për mbylljen e secilit prej tyre./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë