Subscribe

 

Përditësimi i të dhënave mbi adresën e banimit i ka bërë qytetarët të paqartë.

 

Por kjo është vetëm një nga pikëpyetjet e këtij procesi. Ka edhe nga ata individë të cilët hezitojnë të pranojnë adresën e re, pasi sipas tyre nuk është e saktë.

 

Në zyrat e kopanisë OSHEE, por edhe në pikat e tjera të hapur enkas për përditësimin e adresave fluksi i qytetarëve ka qenë i lartë. Në çdo rast, aplikimi për adresën e re duhet të behët nëpërmjet kontratës së energjisë.

 

Në kushtet kur ka ende shumë familje që nuk kanë aplikuar për ndryshimin e adresës së re, pasi janë emigrantë, apo për arsye të tjera nuk kanë mundur të regjistrojnë të dhënat, Kompania e Shpërndarjes së Energjisë ka shtyrë afatin nga 31 janari deri në  fund të muajit Mars.

 

Kjo do të thotë që qytetarët kanë edhe dy muaj kohë në dispozicion për të regjistruar adresën e re.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *