E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Papa përcillet të shtunën, arkivoli do qëndrojë në sheshin “Shën Pjetër” për homazhe

Një ditë pas vdekjes së Papa Franceskut, Vatikani dhe Kisha Katolike kanë nisur zinë e cila do të zgjasë për nëntë ditë.

Pas certifikimit të vdekjes, trupi i Atit të Shenjtë është vendosur në një arkivol i cili do të transferohet të mërkurën dhe do të qëndrojë i hapur në Bazilikën e Shën Pjetrit ku besimtarët do të kenë mundësi të bëjnë homazhe.

Ndërkohë, kardinalët janë mbledhur në Vatikan këtë të martë, për të vendosur detajet e ceremonisë funerale të Atit të Shenjtë qe do të mbahet ditën e shtunë.

Në një shkëputje nga tradita, Françesku kishte përcaktuar në testamentin e tij se dëshironte të varrosej në Bazilikën e Shën Marisë së Romës në arkivol të thjeshtë prej druri.

Reklamë

Përveç miliona besimtarëve katolikë, në ceremoninë funerale të Papës pritet të marrin pjesë liderë nga e gjithë botë përfshirë presidentin amerikan Donald Trump, presidentin e Argjentinës, vendlindjes së Papës, presidentin ukrainas Volodymir Zelensky dhe të tjerë.

Nga momenti i vdekjes deri në zgjedhjen e Papës së ri, Vatikani ka hyrë në atë që quhet periudha Sede Vacante ose froni bosh. Gjatë kësaj kohe në krye të Vatikanit qëndron kardinali Kevin Farrell, administratori i përkohshëm i selisë së shenjtë.

Figurat më të larta të Kishës Katolike, kardinalët e zgjedhur nga vetë Papa, do të nisin gjithashtu përgatitjet për zgjedhjen e Papës së ri. Konklava për zgjedhjen e pasardhësit të Papa Franceskut pritet të fillojë në javën e parë të muajit maj dhe të zgjasë për disa ditë.

Do të jetë tymi i bardhë ai që do të sinjalizojë zgjedhjen e pasardhësit të Papa Françeskut, në një kohë që Kisha dhe e gjithë bota po përjetojnë ndasi të thella.

Papa Françesku ndërroi jetë në moshën 88-vjeçare si pasojë e një goditje në tru dhe arrestit kardiak./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë