E shtunë, 10 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Panairi i verës në Durrës, qytetarët dhe turistët provojnë produktet vendase

Në prag të festave të fundvitit, bashkia e Durrësit ka organizuar panairin e verërave dhe produkteve tradicionale. Stendat janë ekspozuar në  sheshin Liria të qytetit ku për dy ditë me radhë qytetarë dhe turistë kanë mundësi të provojnë produktet vendase.

“Një aktivitet interesant dhe i rëndësishëm. Prodhimet shqiptare unë i vlerësoj shumë, ndaj duhet të prezantohen. Jam prej pak kohësh këtu, por më duket shumë bukur. E vlerësoj”.

Reklamë

Floreta Kërtusha, përfaqësuese  e drejtorisë se turizmit në  bashkinë e Durrësit thotë se përveç produkteve të verës, vajit edhe mjaltit, në këtë panair janë ftuar edhe shumë artizanë për të ekspozuar punët e tyre.

Edhe fëmijët ishin pjesë e panairit, të cilët u ngjitën në miniskenën e krijuar me këtë rast me kërcime të ndryshme. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë