E shtunë, 10 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

PAMJET/ Qendrat akomoduese që do strehojnë emigrantët në Shëngjin dhe Gjadër, kushtuan 670 milionë euro

Këto janë pamjet e qendrave akomoduese të emigrantëve që do të vijnë në Shqipëri, sipas marrëveshjes me shtetin italian.

Azilkërkuesit do të akomodohen në Shëngjin dhe Gjandër, ku janë ndërtuar dy struktura me vlerë 670 milionë euro. Ndërsa shërbimet e jashtme të sigurisë do të ofrohen nga rojet shqiptare, qendrat do të menaxhohen tërësisht nga Italia. Zyrtarët italianë, përfshirë policinë, mjekët, psikologët dhe personelin tjetër, ndodhen tanimë në këto struktura.

Reklamë

Ndërkohë anija e parë me emigrantë është nisur. Bëhet fjalë për 16 të tillë, dhjetë egjiptianë dhe gjashtë burra me origjinë nga Bangladeshi, të cilët u nisën në anije nga Sambrata dhe Zuara, Libi.

Çfarë ndodh në Shqipëri?

Reklamë

Sapo anija të mbërrijë në portin e Shëngjinit, migrantët do të zbresin dhe do t’i nënshtrohen një kontrolli të dytë, më të plotë.

Më pas ata do të transferohen në Gjader, ku janë tre struktura të dorëzuara më 9 tetor në Ministrinë e Brendshme italiane për testim, një qendër për strehimin e personave që kanë aplikuar për azil me 880 vende (nga të cilat vetëm 400 janë gati deri më sot, më pak se gjysma), një CPR me 144 vende dhe një burg i vogël me 20 vende.

Azilkërkuesit do të marrin një përgjigje brenda katër javësh: nëse përgjigja është pozitive ata do të transferohen në qendrat e pritjes në Itali. Përndryshe ata do të kthehen në vendin e tyre të origjinës.

Marrëveshja me Italinë për emigrantët u firmos më 6 nëntor 2023 në Romë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe ngjalli shumë detabe në të dy anët e Adriatikut. Ndërkohë, punimet përfunduan vetëm disa ditë më parë, 11 tetor 2024.

Sipas marrëveshjes me Italinë të nënshkruar mes dy qeverive më 6 nëntor të vitit të shkuar, porti i zbarkimit të refugjateve nga vendet e treta do të jetë Shëngjini, ndërsa qendra pritëse është në Gjadër, ku do të qëndrojnë deri në shqyrtimin e kërkesave për azil.

Marrëveshja e nënshkruar nga Kryeministrat e Italisë dhe Shqipërisë mbetet në fuqi për pesë vjet , me mundësinë e zgjatjes nëse rezulton e suksesshme në reduktimin e barrës së emigranteve për Italinë dhe parandalimin nga përpjekja për të ardhur në Itali për disa prej tyre.

Ndërkohë, procedurat e transferimit dhe pritjes do të menaxhohen së bashku nga autoritetet italiane dhe shqiptare, me asistencën e organizatave ndërkombëtare aktive në zonë.

Qendrat do të ofrojnë jo vetëm strehim të përkohshëm, por edhe kujdes shëndetësor bazë dhe mbështetje ligjore për migrantët. Në bazë të rezultatit të kërkesave të tyre, personat e pritur mund të transferohen në Itali ose vende të tjera evropiane, ose të riatdhesohen në vendet e tyre të origjinës, nëse nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në Evropë.

Prandaj, funksionimi i qendrave shqiptare përfaqëson një pikë vendimtare për të ardhmen e politikës italiane të migracionit dhe në përgjithësi, për menaxhimin e flukseve migratore në Evropë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë