Mediat greke kanë ndërtuar skemën sesi mund të jetë vrarë 20-vjeçarja nga grabitësit. Në pamjet 3D të publikuara, shihet se në fillim gruaja dhe burri kanë qenë të ulur përtokë, me kurriz nga njëri-tjetri dhe me duar të lidhura.

 

Më pas mendohet se pas rezistencës së nënës së re, grabitësit janë acaruar dhe e kanë mbytur. Siç duket në video, këtë moment e shikon edhe burri i saj, të cilit i është drejtuar arma te koka nga grabitësi tjetër.

 

Mediat greke raportojnë se pas autopsisë së kryer tek viktima, një shtetase angleze, e cila ishte martuar me një shtetas grek, u vërtetua se njëri nga tre autorët e vrasjes e mbylli gojën me copa lecke, por e shtypi në mënyrë të padurueshme dhe ia shtrëngoi buzët me pëllëmbën e duarve. Në të njëjtën kohë, me gishtin e madh dhe gishtin tregues, grabitësi mbylli hundën derisa ajo të qetësohej.

 

Po ashtu, mësohet se pavarësisht se burri, 32-vjeçari iu kishte treguar vendndodhjen e parave, një shumë prej 10 mijë eurosh, kriminelët po kërcënonin të vrisnin vajzën e tij 11-muajshe. Ai ka zbuluar në dëshimë e tij se autorët flisnin greqishte të pastër, ndërsa në ikje kanë folur gjuhën e tyre amtare.

 

Burimi: Mediat greke

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *