E diel, 4 Tetor 2026 Eat And Traditë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Paloka: Shqiptarët janë në garë me sirianët, kush të ikë më parë nga vendi

Drejtuesi Politik i Qarkut Durrës, Edi Paloka u shpreh se qëllimi kryesor i PD është të ndalojë emigrimin, duke krijuar kushte që të rinjtë të punësohen në vend dhe të krijojnë një jetë të mirëqenë e të sigurtë.

Nënkryetari i PD tha se për 8 vjet Edi Rama mori zvarrë vendin, duke stopuar integrimin në BE.

“Pas 30-vitesh shqiptarët po ikin prapë, jemi në garë me sirianët, kush të iki më parë nga vendi i tyre. Këtë duhet t’i lëmë Ramës të përfundojë? Për këtë t’i japim mandat tjetër? Beteja është për njerëzit që luftojnë për bukën e gojës përballë një tufe që nuk di ku të çojë milionat dhe kërkon prapë në kurriz të shqiptarëve të vazhdojë të vjedhë dhe poshtërojë njerëzit. Misioni ynë është anëtarësimi në BE. Vetëm arritja e këtij objektovi sjell ndryshimin në vend, por kjo bëhet vetëm duke patur në krye të qeverisë një kryeministër europian si Lulzim Basha”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë