Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Edi Rama në përfundim të mbledhjes së grupit të PS-së.

Paloka ka bërë ironi me deklaratën e Ramës teksa fliste për kundërshtarë të padukshëm, duke thënë se këto janë shenjat kur “fillon e të kap plakja keq”.

Në një postim në “Facebook”, demokrati shtoi se me këtë “stil”, Rama nuk mund të frymëzojë ndokënd.

“Filloi xhaja te zbuloj armiq te brendshem madje dhe te padukshem… Keto jane shenjat kur fillon e te kap plakja keq, fillon dhe gjen armiq te padukshem edhe brenda stanit qe ke zgjedhur vete. Ka filluar te rrjedhe nga pleqeria, se nuk besoj se dikush ja ka mbush mendjen se me kete stil demode mund te frymezoje ndokend… vec taulantit dhe shokeve te tij te toyta yaris.”

Gjatë fjalës së tij para deputetëve, Rama e quajti opozitën një humbëse kronike që nuk njeh fitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *