Banorët e një pallati në lagjen Kastriot i vjetër në Fushë Krujë kanë dalë këtë të mërkurë në protestë, pasi ditën e djeshme pallati i tyre u shpall i pabanueshëm nga tërmeti i nëntorit të vitit të kaluar.

Ata shprehen se pas tërmetit, pallati pësoi çarje dhe një pjesë u shpall i pabanueshëm, ndërsa një pjesë tjetër jo.

Për këtë arsye disa familje të këtij pallati u trajtuan me bonus qeraje, ndërsa pjesës tjetër nuk iu aprovua për shkak se iu tha se nuk i takon. Banorët thonë se nuk kanë asnjë dokument për gjendjes e banesave të tyre.

“Ne nuk kemi asnjë dokument për të ditur se çfarë bëhet. Pallati ka qenë i banueshëm. Unë nuk kam marrë bonus qiraje. Ekspertët e quajtin një pjesë të banueshëm, ndërsa një pjesë tjetër të pariparueshëm”, tha një prej banorëve.

Banorët zhvilluan dhe një takim me administratorin e njësisë administrative Fushë-Krujë, Xhemali Xhixha i cili i tha se banoret janë njoftuar dhe se janë trajtuar me bonus qiraje, gjë qe u kundërshtua ashpër nga banoret e pallatit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *