Pakoja e dyshimtë që u konstatua më herët në Shkodër ishte tritol.

 

Tritoli ishte vendosur në gomën e parë të një makine në afërsi të Drejtorisë së Shëndetit Publik në Shkodër, konkretisht në makinën ‘Range Rover’ të drejtoreshës së këtij institucioni, Suida Kuka.

 

Lënda plasëse është shpërthyer me telekomandim nga forca xheniere dhe raportohet se nuk ka të lënduar në njerëz. Dyshohet se sasia e tritolit u vendos nga një person me motor dhe kanë qenë kamerat e sigurisë ato të cilat kanë filmuar momentin e vendosjes së lëndës plasëse.

 

‘Rreth orës 16:00, jemi njoftuar se në lagjen Vojo Kushi” Shkodër, në anë të rrugës, është konstatuar një pako, brenda së cilës, nuk dihet ende, se çfarë materiali/esh ka. Shërbimet e Policisë kanë vendosur perimetrin e sigurisë në vendngjarje dhe po verifikojnë rastin. Janë njoftuar forcat xheniere, për të kryer veprimet e mëtejshme.’- njoftoi më herët policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published.