Ish-ministri i Brendshëm i PD, Flamur Noka e quajti paketën “Anti-KÇK” të miratuar nga qeveria një propagandë dhe shou mediatik. Në intervistën e dhënë për “Vizion Plus”, Noka deklaroi se me këtë ligj, kryeministri Edi Rama thjesht sa po dublon SPAK dhe BKH. Sipas tij, tani këto dy organe futen në sqetullat e qeverisë.

 

Më poshtë intervista e plotë:

 

-PD ka goditur vazhdimish tqeverinë me akuza pë lidhje me krimin. Pse tani që qeveria ei merr këto aksione kundër krimit, PD përsëri godet dhe akuzopn?

 

Se pse e gjitha është në kuadrin e një propagande. Krimin nuk mund ta ;luftojë vetë krimi. Ashtu sikurse edhe korrupsionin, ai që e ka ngrit në institucuion, uk mund ta luftojë korrupsionin. Kemi 7 vjet që kjanë të mjaftueshme jo vetëm për opozitën, pr edhe çdo qytetar që të bindet që krimi ka vetëm një tutor dhe ai është Edi Rama.

 

-Nuk do të ishte më e udhës që ju të shikonit rezultatet, bilancin, që ai të ishte negativ dhe ju atëherë të thoshit që ja, ne kishim të drejtë?

 

Bilanc më negativ se t ëlirosh të gjithë krerët e grupeve kriminale që me aq mund dhe sakrificë kanë shkuar para drejtësisë nuk mund të ketë. Bilanc më negaitv se të mbushës pushtetin lokjal dhe administatën me njerëz të inkriminuar nuk ka. Bilanc më negativ se të mbushësh Parlamentin me deputetë të inkriminuar nuk ka. Unë nuk e di çfarë quhet bilanc. A mund të më thotë dikush, në 7 vite, cilat janë shenjat që Edi Rama lufton krimin e organizuar? Kjo gjë është thjeshtë një propagandë sepse imazhi i Edi Ramës dhe i Rilindjes është i rrënuar. Pas lirimit të të gjithë bosëve të krimit në vend, shqiptarët nuk kanë më asnjë pikëpyetje rreth asaj kush është prapa kësaj historie. Edi Rama e di shumë mirë këtë gjë dhe prandaj ka sajuar skenarin, thjesht një shou për të bërë makiazh.

 

-Ky aksion i qeverisë ka vetëm tri ditë që ka filluar. Çfarë do të thoshit ju nëse kriminelë dhe bota e krimit pas disa kohësh do të tulateshin, do të ndihej ajo që ata janë goditur. Çfarë do t’i mbetej opozitës për të thënë?

 

Kjo nuk ndodh. Sepse nuk ka vend në botë që lufton krimin me fushata apo me aksione. Për këtë duhet të jeni të sigurt. Krimi ka strategji që hartohet për të ndjekur krimin. Italia me fushata anti-KÇK e ka luftuar mafian? Pse po ju them se e gjitha kjo është sajesë? Është tendencë për të mbivendosur SPAK dhe BKH. Me këtë ligj i ka futur në sqetullën e ministrit të Brendshëm, pra në sqetullën e ekzekutivit. Gjë për të cilën  beteja ka qenë shumë e madhe edhe e opozitës, edhe e ndërkombëtarëve që SPAK dhe BKH të jenë të pavarura. Frika nga drejtësia dhe shou për të kuruar imazhin, këto janë dy arsyet pse ai shpik kështu nismash.

 

-Aksioni i qeverisë ka 2 kritika që i bëhen. Një është mosbesimi, ndërsa shoqëria civile thotë se me këtë ligj qeveria po shkel të drejtat e njeriut. Kjo gjë nuk e shqetëson fare opozitën?

 

Padiskutim! Por nuk po merremi me këtë aspekt. Sepse Edi Rama nuk ka pyetur ndonjëherë për të drejtat dhe liritë e njeriut. Ky vend është pa Gjykatë Kushtetuese. Sot vendi nuk ka Gjykatë të Lartë. Shkelje të të drejtave të njeriut ai ka bërë gjithmonë. Shqipëria ka një ligj, është ndër më të mirët në Evropë, antimafia. A mund të më thotë dikush që kjo qeveri në shtatë vjet e përdori dhe hasi pengesa sepse kishte nevojë për t’u rregulluar ai ligj? Ai u hodh në kosh dhe shtatë vjet krimi livadhisi.

 

-Në deklaratën tuaj të sotme ju keni thënë se njerëzit janë ndërgjegjësuar se ligji është vetëm një instrument që i shërben pushtetit të tij personal. Ku e sheh opozita këtë ndërgjegjësim?

 

Sigurisht që bëhen sondazhe. Më manjak se Edi Rama për sondazhet nuk ka. Sondazhet kanë rezultuar se është në pikiatë imazhi i tij dhe imazhi i forcës që ai përfaqëson. Sidomos pas lirimit të bosëve të krimit. A kishim nevojë për nisma “Anti-KÇK” e për këto përralla kur në vitin 2005-2007  të gjithë bosët e rkimit u ndaluan  dhe shkuan para drejtësisë? Një gjë është themelore në luftën kundër krimit dhe korrupsionit: Vullneti politik. Nuk është Shqipëria që ka ligje të mrekullueshme për luftën kundër krimit. Asaj i mungon vetëm vullneti politik për të qeverisur mirë dhe për të luftuar krimin e korrupsionin. Sepse ata që qeverisin janë vetë krimi dhe korrupsioni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *