Subscribe

Pagat, sipas INSTAT, vijuan rritjen edhe gjatë tremujorit të tretë të vitit aktual, por më e ndjeshme kjo rritje ishte ne administrate.

Mesatarisht në një muaj një i punësuar në sektorin shtetëor merr 84 mijë lekë, nga 70 mijë lekë që merrte në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke rritur edhe më tej diferencën me sprivatin, ku paga mesatare mujore është 65 mijë lekë.

“Diferenca i atribuohet faktit që sektorët e mëdha dhe sipërmarrjet me numër të lartë punonjësish i trajtojnë ata me kontrata kolektive, ku dominon paga minimale në trajtimin e punonjësve të tyre, që bën që paga mesatare në privat të mos rritet në mënyrë të ndjeshme. Ka të bëjë shumë edhe fakti që ndërgjegjësimi i sipërmarrjeve në Shqipëri nuk ka qenë në nivele të tilla që përputhen me nevojën për të punësuar punonjës, përsa i përket relfketimit në nivelin e pagave për punonjësit e tyre.”

Referuar shifrave, bujqësia është më e keqpaguara, aty ku rritja e pagës nuk e kap vlerën e 10 mijë lekëve, por është edhe sektori me një nivel të lartë informaliteti.

“Sektori i bujqësisë ka nivel të lartë informaliteti në vend dhe pagat e deklarohen të pjesshme, duke dhënë një pasqyrë jo shumë reale dhe transparente. Interesimi i të rinjve për këtë sektor është minimal, ata nuk duan të jenë më të punësuar si punonjës krahu apo sezonalë, por duan të marrin pozitën e sipërmarrjes në zona turistike të vendit, në formën e bujtinave apo start up-eve”, tha Erion Muça, ekspert sigurie.

Pagat më të mira mujore shkojnë për menaxherët, ligjvënësit dhe nëpunësit e lartë të administratës shtetërore, duke tejkaluar vlerën e 100 mijë lekëve./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *