E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Paditet prokurori i “Rinasit”/ Vëllai i Admir Muratajt pretendon se ai shpërdoroi detyrën

Dy vjet nga grabitja e miliona eurove në Rinas, ku mbeti i vrarë Admir Murataj, vëllai i tij Can Murataj ka kallëzuar në prokurorinë e Tiranës për shpërdorim detyre, prokurorin e çështjes Eneid Nakuçi.

 

Në padi, shton Vizion Plus, vëllai i viktimës shprehet se edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë, nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga prokurori për hetimin.

 

Familja Murataj kërkon gjithashtu që të dijë se kush kanë qenë punonjësit e policisë që morën pjesë në shkëmbimin e zjarrit si dhe nëse janë respektuar dispozitat e ligjit për përdorimin e armëve nga policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë