Shqiptarët janë përfshirë në një skemë mashtrimi në Itali. Mediat fqinje raportojnë se 150 shqiptarë kanë shkuar në Torino për t’u kuruar nga kanceri. Ata e bënë këtë përmes një skeme që nuk u nevojitej të paguanin para, duke shkaktuar kështu 1 milion euro dëm në sistemin shëndetësor.

 

Gjithçka ishte organizuar nga tre shqiptarë, të cilët kishin shfrytëzuar nenin 35 të aktit të konsoliduar të imigracionit, i cili lejon qytetarët që nuk janë në gjendje të mirë shëndetësore që të marrin kujdes shëndetësor në rast të pamundësisë ekonomike.

 

Ata vendosnin një datë të rreme hyrjeje në vend, duke i raportuar si të parregullt në Itali prej tre muajsh. Shqiptarët që shkonin për t’u kuruar raportonin edhe mjetet e identifikimit të humbura dhe bënin edhe një deklarim të rremë të gjendjes ekonomike. Tre organizatorët e skemës dhe të tjerë që kanë marrë kurim janë tani nën hetim nga autoritetet italiane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *