E shtunë, 21 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

OSSHEE shkarkon nga puna drejtorin e Elbasanit dhe Pukës

Administratori i OSHEE-së, Haki Mustafa, ka urdhëruar pezullimin e drejtorit të kësaj kompanie Bukurosh Maci në Elbasan dhe Ndue Nikolli me detyrë shef i agjencisë OSHEE Pukë, me motivacionin “Për pjesëmarrje në fushatë”.

 

“Arsyeja e këtij vendimi është bazuar në nenin 153 pika 1,2, neni 154 pika 1 e Kodit të Punës si dhe duke u mbështetur në VKM nr. 473 datë 01/06/2017 pika 2 “Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

 

Ndërkohë, në vendin e Bukurosh Macit në Elbasan është emëruar Alfred Mitron dhe në pukë Admir Uruçin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë