E diel, 15 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Safir Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Opozita protestë edhe në Gjirokastër, “dezertojnë” zyrtaret lokal të LSI

Partia Demokratike ka zhvilluar sot protestën e saj në Gjirokastër.

 

Mbështetësit e opozitës u mblodhën në sheshin përballë varrezave të dëshmorëve.

 

Reklamë

Ata mbajnë në duar pankarta kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

 

Ajo që ra në sy ishte mungesa e kryebashkiakes Zamira Rami dhe njerëzve të LSI-së.

 

Në fjalën para protestuesve deputeti Tritan Shehu dhe kryetari Dasho Aliko renditën disa prej problemeve kryesore të Gjirokastrës.

 

Sipas tyre Edi Rama ka thelluar varfërinë dhe duhet të largohet. Aliko tha se gjithashtu se Partia Demokratike kur të vijë në pushtet do t’i rikthejë buzëqeshjen Gjirokastrës.

 

Gjatë tubimit u bënë thirrje për t’ju bashkuar protestës së madhe më 16 shkurt në Tiranë.

Më shumë video

Reklamë