E shtunë, 10 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Opozita nuk tërhiqet nga beteja për të shpallur të pavlefshme zgjedhjet

Përfaqësues të PD-LSI sulmuan Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve, pas vendimit për të shpallur të vlefshme zgjedhjet në Qarkun e Gjirokastrës, ndryshe nga ç’pretendojnë partitë opozitare. Ivi Kaso tha për mediat se beteja nuk do të ndalet këtu sepse PD-ja do t’i drejtohet Kolegjit Zgjedhor.

 

Reklamë

“Ky vendim të mos përsëritet në Kolegjin Zgjedhor. Të bëhet një hetim i plotë dhe i gjithënashëm. Të shpresojmë që logjikisht vendimmarrja në Kolegjin Zgjedhor të jetë e ndryshme. Është një detyrim që e kemi ndaj të gjithë shqiptarëve dhe mbi të gjitha demokracisë në vend.”

 

Reklamë

Kurse për përfaqësuesin e LSI-së tha se KAS u urdhërua politikisht për vendimin e kësaj të mërkure.

 

“KAS ka marrë një vendim duke mos vendosur një standard të caktuar për standardin e zgjedhjeve dhe ripërsëritjen e zgjedhjeve atje pas shpalljes së pavlefshmërisë. KAS sot është njohur edhe me prova shteruese, të cilat ishin alarmante dhe anëtarët e KAS pasi morën urdhra politikë kanë shkelur ligjin.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë