Kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar në lidhje me operacionin policorë të zhvilluar orët e para të mëngjesit në katër komunat veriore.

 

Në një postim në “Facebook”, Haradinaj shprehet se me urdhër të prokurorit në të gjithë territorin e Kosovës po zhvillohet një operacion me qëllim kapjen e personave të përfshirë në krim, kontrabantë e vepra të tejra kriminale.

 

Haradinaj thekson se mes të arrestuarve ka dhe zyrtarë dhe policë ndersa njofton se ai u be thjesht per zbatim te ligjit dhe asgje tjeter.

 

“Me urdhër të Prokurorit, në gjithë Kosovën aktualisht është duke ndodhur një operacion policorë, i drejtuar ndaj individëve të përfshirë në kontrabandë, krim të organizuar dhe vepra të tjera kriminale. Disa prej personave të përfshirë në këto vepra janë zyrtarë doganorë, policë por edhe qytetarë të rëndomtë. Operacioni u zhvillua me sukses edhe në Komunat Veriore të Kosovës. Si Kryeministër i vendit, konfirmoj se bëhet fjalë për zbatimin të ligjit dhe asgjë tjetër. Ftoj serbët e veriut ta ruajnë qetësinë dhe ta respektojnë ligjin! RH”

 

Lexo me shume ne linkun e meposhtem:

Policia kreh veriun e Kosovës, Vuçiç vë ushtrinë në gatishmëri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *