Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
29 July 2026
Vizion fokus

SHBA vendos sanksione ndaj dy kompanive iraniane

Pamje rrëqethëse nga Spanja! Zjarret lënë pas vetëm hi,...

Raporti i AMA-s “rrëzon” opozitën, Rama: Faktet tregojnë se...

Dita e 60-të e protestës, qytetarët nisen drejt kryeministrisë

Lamallari me prefektët: Koordinim më i fortë dhe prani...

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën 63-vjeçari në...

Goditet me dron tankeri amerikan me gaz LNG pranë...

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën tragjikisht një...

Takimi Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua në Zyrën Ovale

Pushimet u kthyen në tragjedi! Nëna dhe dy fëmijët...

Operacion policor në Veri të Kosovës, arrestohen punonjësit e Postës së Serbisë! Ja për çfarë dyshohen

7 Prill 19:40

Policia e Kosovës ka ndaluar dy persona në Mitrovicën e Veriut, nën dyshimin se si punonjës të Postës së Serbisë, kanë shpërndarë në mënyrë “të paligjshme” dërgesa postare.

Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha se këta persona janë ndaluar pas një njoftimi se po shpërndanin letra.

“Morëm informacion se kishin dërgesa postare me vete, kryesisht bëhej fjalë për vendime nga gjykatat [e Serbisë]. Kjo është e paligjshme për Kosovën, letrat gjyqësore duhet të arrijnë përmes Ministrisë së Drejtësisë”, tha Elshani.

Ai shtoi se të ndaluarit janë liruar pas marrjes në pyetje dhe se me këtë rast tani po merret Departamenti për Krime Ekonomike.

Institucionet e Serbisë në Kosovë konsiderohen nga autoritetet e Kosovës si paralele dhe të paligjshme, ndërsa mbyllja e tyre ka nisur në fillim të vitit 2024, pavarësisht kritikave të bashkësisë ndërkombëtare se fillimisht duhej të gjendej një zgjidhje alternative për ofrimin e shërbimeve për qytetarët, të cilët kryesisht vijnë nga radhët e komunitetit serb.

Për shembull, serbët nga Kosova marrin të ardhura të ndryshme nga buxheti i Serbisë, disa prej të cilave u janë paguar në sportelet e Postës së Serbisë, si shtesat për fëmijë ose për lehonat, pensionet, ndihma sociale dhe të ngjashme.

Përveç Postës së Serbisë, gjatë dy vjetëve të fundit janë mbyllur edhe Banka Postare e Kursimeve, Banka Kombëtare e Serbisë, drejtoritë e Fondit për Sigurime Pensionale dhe Invalidore, qendrat për punë sociale, ndërmarrjet komunale publike, organet e përkohshme komunale dhe shumë institucione të tjera.

Beogradi zyrtar refuzon t’i mbyllë këto institucione, dhe shumicën i ka zhvendosur në zonat kufitare brenda territorit të Serbisë.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar më parë se me mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë rreth 5.800 persona kanë mbetur pa vendet e tyre të punës, por se ata do të vazhdojnë të marrin pagat. /REL/

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
kosove Veri Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Ja si ChatGPT i shpëtoi jetën 29-vjeçares, nxirja pas pushimeve zbuloi sëmundjen e rëndë që mjekët nuk e vunë re

më shumë...

SHBA vendos sanksione ndaj dy kompanive iraniane

më shumë...

Pamje rrëqethëse nga Spanja! Zjarret lënë pas vetëm hi, banorët shpërthejnë në lot

më shumë...

Dita e 60-të e protestës, qytetarët nisen drejt kryeministrisë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:40

Ja si ChatGPT i shpëtoi jetën 29-vjeçares,...

8:52

SHBA vendos sanksione ndaj dy kompanive iraniane

8:28

Pamje rrëqethëse nga Spanja! Zjarret lënë pas...

8:13

Raporti i AMA-s “rrëzon” opozitën, Rama: Faktet...

8:11

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla...

7:54

Dita e 60-të e protestës, qytetarët nisen...

7:50

Lamallari me prefektët: Koordinim më i fortë...

7:48

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën...

7:18

Shkuan për të inspektuar lidhjet ilegale, qëllohen...

6:56

Goditet me dron tankeri amerikan me gaz...

6:36

Çfarë po na fsheh NASA? Objekti misterioz...

6:29

E zuri poshtë mjeti bujqësor, humb jetën...

6:17

Takimi Trump-Netanyahu, çfarë u diskutua në Zyrën...

5:50

Frutat që duhet të konsumoni në këto...

5:46

Pushimet u kthyen në tragjedi! Nëna dhe...

5:40

BE kritikon Vuçiçin për deklaratat e bëra...

5:33

Nis asfaltimi i rrugës Potom–Backë–Qafa e Martës,...

5:27

E akuzuan për tradhti kombëtare, dënohet me...

5:09

Tragjedia e trefishtë në Shkodër, Begaj: Jam...

5:06

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Më të klikuarat

  • “Ai tha PO”, grimieri shqiptar me famë ndërkombë...
  • “Dëgjuam britmat”, 63-vjeçari humbi jetën nga tr...
  • Tmerr në Britani/ Nëna dhe partneri i saj abuzojnë s*ksualis...
  • E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni
  • Tërmeti me magnitudë 4 “zgjon” banorët e Elbasan...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.