E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

“On time”, arrestohen babë e bir në Krujë, 44-vjeçari me djalin dhunoi bashkëshorten dhe vajzën e mitur

Policia e Krujës ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në një familje. Si rezultat i operacionit “On time” janë vënë në pranga babaë e bir, shtetasit E. M., 44 vjeç dhe A. M., 22 vjeç (babë e bir), të cilët dyshohet se kanë ushtuar dhunë fizike ndaj familjareve të tyre dhe i kanë kanosur me armë zjarri.

Policia njofton se 44 vjeçari ka dhunuar bashkëshorten dhe vajzën e mitur, ndërsa i biri ka dhunuar nënën dhe motrën.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 2 krehra dhe municion, që i posedonte pa leje, shtetasi E. M.

Vazhdo të lexosh

Reklamë