E martë, 27 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përmbytet anija në Libi, dhjetëra të vdekur

Të paktën 45 migrantë, duke përfshirë pesë fëmijë, kanë vdekur si pasojë e përmbytjes së një anijeje në Libi, ka njoftuar Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR), transmeton BBC.

Viktimat kanë qenë në mesin e më shumë se 80 personave në bordin e anijes, e cila ka shpërthyer në gjirin e Zuaras, ka raportuar UNHCR.

Reklamë

Vdekjet janë raportuar nga 37 të mbijetuarit e shpëtuar prej disa peshkatarëve lokalë, raporton rel.

Si UNHCR-ja ashtu edhe Organizata Ndërkombëtare për Migrim kanë bërë thirrje për kërkim dhe rritje të përpjekjeve të shpëtimit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë