Subscribe

Tashme eshte zyrtare, vendet anetare te Bashkimit Evropian kane vendosur te hapin negociatat per anetaresimin e Shqiperise ne Bashkimin Evropian.

 

Ministrat pergjegjes per Ceshtjet Europiane kane nisur te diskutojne dokumentin i cili parashikon nisjen e bisedimeve per anetaresim per vendin tone dhe Maqedonine e Veriut.

 

Ajo qe vihet re ne draft-konkluzionet e Keshillit eshte se pas hapjes se negociatave, Maqedonia nuk ka asnje kusht para konferences se pare nderqeveritare ndersa Shqiperia ka disa kritere per te permbushur. Disa prej kushteve jane te njohura nga vjeshta e vitit 2019 pasi jane vendosur nga Bundestagu gjerman.

 

“Para konferencës së parë ndërqeveritare; Shqipëria duhet të miratojë reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR, duke siguruar financim transparent të partive politike dhe fushatave elektorale; të sigurojë vazhdimin e zbatimit të reformës në drejtësi, duke përfshirë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke patur parasysh ekspertizën ndërkombëtare përfshi opinionet e Komisionit të Venecias; dhe të përfundojë ngritjen e strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.”

 

Pervec ketyre jane renditur disa kushte te reja, si forcimi i luftes kunder korrupsionit e krimit te organizuar,  ulja e numrit te azilkerkuesve nderkohe qe eshte shtuar ligji i medias, i cili eshte kusht i Holandes. Nga ana tjeter edhe vendi yne fqinj Greqia ka futur disa kritere te reja per Shqiperine qe kane te bejne me zbatimin e ligjit per mbrotjen e minoriteteve, censusin dhe regjistrimin e pronave.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *