Subscribe

Pajtim Serjani dhe Orges Jahelezi janë dy emrat e radhës që Operacioni Forca e Ligjit u kërkon që të justifikojnë pasurinë.

Serjani është një emër i njohur pasi është mik i afërt i Emiljano Shullazit. Ai është dënuar nga gjykata për gjobëvënie, ndërsa aktualisht është i lirë. Ndërsa Orges Jahelezi është pjesë e grupit të Shijkaut dhe ka qenë i dënuar për trafikim të narkotikëve. Ai u arrestua gjatë operacionit “Volvo 4”  por u lirua nga ana e Gjykatës.

 

“Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:  O. J., banues në Tiranë, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i narkotikëve, në bashkëpunim”;P. S., banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”;”

 

Serjani dhe Jahelezi kanë 48 orë kohë tiu përgjigjur me shkrim të gjitha pyetjeve të dërguara prej OFL.

Përgjigejt e marra do ti dërgohen SPAK, i cili më pas do të ndërmarrë veprimet e mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *