E diel, 29 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Oficerja e policisë në Tiranë dhunohet nga dy vajza në hyrje të komisariatit

Një situatë e paprecedentë raportohet të ketë ndodhur brenda një komisariati policie, në Tiranë.

Dy shtetase, përkatësisht të moshave 38 dhe 29 vjeç kanë dhunuar një oficere policie.

Sipas njoftimit të policisë, oficerja ka qënë duke shoqëruar dy të rejat dhe është dhunuar në hyrje të Komisariatit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan: M.A., 38 vjeçe dhe R.A., 29 vjeçe, pasi dyshohet se në hyrje të ambienteve të Komisariatit, kanë goditur për shkak të detyrës, një oficere policie”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme

Vazhdo të lexosh

Reklamë