Deputeti Oerd Bylykbashi thotë se Raporti i ODIHR-it i fut një grusht turinjve zgjedhjeve të 14 majit 2023.

 

Bylykbashi, një nga ekspertet më të mirë të opozitës në legjislacionin zgjedhor thotë  se ky ishte një nga raportet më të zeza në 30 vjet e së i vetmi që krahasohet me të është raporti i vitit 2001.

 

Qeveria ka abuzuar masivisht me pushtetin dhe burimet shtetërore në favor të kandiddatëve të saj, duke prishur barazinë e garës që kërkojnë standartet e OSBE. Raporti fshikullon KQZ se i ka hapur derën dhe ka lejuar qeverinë të abuzojë e të shkelë ligjin që KQZ ka detyrë të garantojë.

 

Bylykbashi rëndit të gjitha problematikat që sipas tij evidenton raporti i ODIHR.

 

 

Rekomandimi prioritar nr. 1: Duhen hetuar përgjegjësit që kanë shkelur barazinë në zgjedhje duke abuzuar me burimet dhe pushtetin shtetëror për të fituar avantazh zgjedhor.

Është bërë presion mbi zgjedhësit, përfshirë mbi administratën me vende pune, shërbime shtetërore e duke i kërcënuar Kryeministri se do t’u ndërpresë financimet nëse votojnë opozitën. Pra zgjedhësit nuk kanë qenë të lirë. Rekomandimi prioritar nr. 1: Duhen hetuar përgjegjësit që kanë ushtruar presion mbi zgjedhësit.

Është cënuar sekreti i votës gjatë votimit nga komisionerët apo persona të tjerë si dhe operatorët e votimit elektronik, duke lejuar dendur votim familjar, votim në grup, votim në emër të votuesve të tjerë apo duke i udhëzuar zgjedhësit si të votojnë tek dhoma e fahehtë. Vota që nuk është sekrete nuk është e lirë. Rekomandimi prioritar nr. 1: Duhen hetuar përgjegjësit që kanë cënuar sekretin e votës.

Patronazhimi dhe përdorimi i të dhënave personale të zgjedhësve, të përdorura nga PS, është përdorur për të kontrolluar në masë zgjedhësit. Kjo përbën cënim të lirisë së zgjedhësve. Rekomandimi prioritar nr. 1: Duhen hetuar përgjegjësit e cënimit të lirisë e që kanë ushtruar presion mbi zgjedhësit.

Shitblerja e votës është problem prej kohësh dhe ka minuar integritetin e zgjedhjeve thotë Rekomandimi Prioritar nr.2. Qartazi fshikullon përgjegjësit që nuk kanë bërë gjë për ta goditur këtë krim (në 2017 shitblerja e votës u bë vepër korrupsioni dhe nga 2020 SPAK ka përgjegjësinë ekskluzive për ta hetuar e ndëshkuar por sipas ODIHR del se nuk është bërë asgjë). Rekomandimi prioritar nr. 1: Duhen hetuar përgjegjësit e shitblerjes së votës.

Mjafton të lexosh rekomandimet prioritare 1-5 dhe konkluzioni është që zgjedhjet nuk ishin të fahehta, të lira apo të barabarta. Do të thotë që zgjedhjet nuk ishin të ndershme dhe demokratike.

 

 

Misioni i ODIHR ka publikuar raportin perfundimtar per zgjedhjet lokale te 14 majit, duke i cilesuar ato si konkuruese dhe te administruara mire.

 

Por ne dokumentin final te vezhguesve te ODIHR ngrihen dy shqetesime, keqperdorimi i burimeve shteterore dhe fenomeni i shitblerjes se votes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *