Presidenti Ilir Meta në konferencën për media ka publikuar një video ku shfaqej kryeministri Edi Rama gjatë kohës së fushatës, ku ‘shigjetonte’ kreun e shtetit.

 

“O Like…Për presidentin e Republikës e Kam, Ilir Metën.. Mesazhi im për ata që merren me patronazhistët. Patronazhistët ju se kush jeni”, dëgjohet teksa thotë Rama në video.

 

Ndërkohë, presidenti, teksa komenton zhvillimet e fundit të Gjykatës Kushtetuese për kërkesën për shkarkimin e tij, thekson se patronazhistët njohin qytetarët e Shqipërisë.

 

“Ata njohin qytetarët e Shqipërisë. Ushtria e patronazhistëve, me në krye atë që ankohet për presidentin.”, tha Meta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *