Subscribe

Nxënësit në fshatin Mali Kolaj e kanë nisur vitin e ri shkollor duke zhvilluar mësim në oborrin e shkollës. Prej 3 ditësh  ata janë të detyruar t’i marrin dijet në kushte të vështira, pasi bashkia Shkodër dhe pronari i godinës ku ndër vite është zhvilluar mësim, nuk kanë gjetur një marrëveshje për shfrytëzimin e kësaj hapësire. Zyra e arsimit iu ka ofruar si zgjidhje shkollën ne qendër të Velipojës, por për prindërit distanca është shumë e largët.

 

ILIR NIKA, PRIND

 

Është e vështirë për ne , nuk mund t’ia dalim, nuk mund të ecë fëmija 5 km në këmbë. 

 

MARASH SHYTI, PRIND

 

Na ra si e papritur, unë e vuaj  dhe më shumë se jam më larg nga të gjithë.

 

VAT PELLUMBI, BANOR I FSHATIT MAL KOLAJ

 

Ne kërkojmë që shkolla të mos lëvizë nga vendi.

 

ZEF VUSHAJ, BANOR I FSHATIT MAL KOLAJ

 

Arsimi është baza, po u mbyll nuk ka të ardhme.

 

Furgoni nuk vjen në qendër të fshatit për të marrë fëmijët dhe këta të fundit nuk pranojnë të ecin 5 km në këmbë për të shkuar deri tek stacioni. Përballë kësaj situate të krijuar zgjidhjen është munduar ta gjejë në mënyrë provizore mësuesja Vera Dedi, që po zhvillon mësim në qiell të hapur.

 

VERA DEDI

 

MESUESE

 

Është shumë e vështirë por unë bëj gjithccka për nxënësit e mi sepse i kam shumë të mirë. Unë do të vazhdoj t’i mbështes sepse kjo situatë nuk është normale. Se po të jetë për tu mbyllur, kjo shkollë është e fundit që duhet me u mbyll në Shqipëri, sepse është një zonë shumë e thellë dhe këta fëmijë kanë nevojë për mbështetje.

 

Edhe vetë nxënësit duan rihapjen e shkollës së fshatit.

 

Fëmijët

 

Duam të hapet shkolla. Kështu është shumë e vështirë sepse nuk kemi as banka.

 

Në fshatin Mali Kolaj vetëm 20 kilometra larg nga Shkodra janë 16 nxënës, të cilët me mbylljen e shkollës fillore, mësimin po e zhvillojnë në oborr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *