Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
18 August 2026
Vizion fokus

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion mbi Izraelin

Huthit sulmojnë një anije në Detin e Kuq

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar në Sllovaki

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen momentet e...

Përfundon dita e 79 e protestës, nis marshimi në...

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit, 4 të...

Vijon të mbetet e rënduar situata në pyjet e...

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra aktive,...

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë humbin jetën...

Nuk ndalet rënia e Euros, zbret në rekordin e ri prej 119.54 Lekësh

22 Qershor 22:06

Kursi i këmbimit të Euros vazhdon të shënojë rekorde të reja në rënie.

 

Sipas Bankës së Shqipërisë, ditën e mërkurë Euro preku një minimum të ri historik, duke arritur nivelin e 119.54 Lekëve.

 

Agjentët e këmbimit valutor mendojnë se rënia e paprecedentë e Euros kundrejt Lekut tashmë po nxitet kryesisht nga elementi sezonal. Sipas tyre, në ditët e fundit ka një rënie të ngadaltë, por të qëndrueshme të kursit, të lidhur kryesisht me shtimin e prurjeve nga turizmi.

 

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, deficiti i llogarisë korrente për tre muajt e parë të vitit kishte vlerën e 233 milionë Eurove, vlerë kjo 57% më e ulët krahasuar me tremujorin e fundit 2021 dhe 22% më e ulët krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Nga ana tjetër, efekti i rritjes së çmimeve në bilancin tregtar të vendit këtë vit po rezulton më i kufizuar krahasuar me tremujorin e fundit të vitit të kaluar.

 

Rritja e deficitit tregtar në mallra këtë tremujor është ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me tremujorin IV 2021, ndërsa llogaria e shërbimeve ka rritur edhe më shumë kontributin e vet pozitiv. Ky faktor ka zbutur kërkesën për euro dhe trysnitë nënçmuese në kursin e këmbimit të Lekut ndaj monedhës europiane.

 

Paralelisht, llogaria e shërbimeve ka vazhduar të përmirësohet, kryesisht falë ndikimit pozitiv nga turizmi, shërbimet e transportit dhe ato të fasonerisë. Këtë vit, numri i vizitorëve nga jashtë vendit është kthyer pranë niveleve të para pandemisë dhe kjo po reflektohet në shtimin e flukseve valutore hyrëse. Hyrjet e shtetasve të huaj u zgjeruan me 42% me bazë vjetore në 4-mujorin e parë të vitit.

 

Të ardhurat nga turistët për tremujorin e parë të vitit arritën vlerën rekord të 409 milionë Eurove, në rritje me 70% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

 

Edhe të ardhurat nga shërbimet e fasonerisë shënuan një vlerë rekord prej 158 milionë Eurosh, 24% më shumë krahasuar me një vit më parë. Tashmë që efekti i rritjes së çmimeve të importit duket të jetë disi më i zbutur, rritja e prurjeve nga sezoni turistik po rrit ofertën e Euros në treg po ndikon në nënçmimin më të madh historik të valutës europiane.

 

Agjentët e këmbimit presin që tendencat e kursit të jenë të ngjashme përgjatë gjithë sezonit veror, çka nënkupton pritshmëri për zhvlerësim të mëtejshëm të Euros kundrejt Lekut.

 

Forcimi i Lekut ndaj Euros, që është edhe monedha kryesore në këmbimet e tregtisë së jashtme të vendit, ka një efekt amortizues në përcjelljen e inflacionit të importuar në ekonominë shqiptare.

 

Në muajin maj, inflacioni arriti në 6.7%, niveli më i lartë në më shumë se 20 vjet. Sidoqoftë, Shqipëria raporton ndër nivelet më të ulëta të inflacionit në Europë. Një nga faktorët që vlerësohet se i ka zbutur disi presionet e jashtme inflacioniste ka qenë pikërisht edhe kursi i këmbimit. Kursi i këmbimit mes Euros dhe Lekut, në vlerat aktuale, paraqitet në rënie me 2.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor

 

Posted Under:
Ekonomi Kryesoret Vendi
Tagged:
Euro Rënie

Nga e njëjta kategori

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen momentet e shpërthimit në Vlorë

më shumë...

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit, 4 të plagosur, njëri me djegie të shumta

më shumë...

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7 vatra aktive, mbi 400 forca në terren dhe 3 helikopterë

më shumë...

“Fluturoi helika më pas shpërtheu në flakë”, dëshmitarja tregon momentin e përplasjes së helikopterit në Greqi: Vdiqën të gjithë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:49

Aksident tragjik, humbin jetën pesë adoleshentë

10:47

Hamasi i kërkon Trump të bëjë presion...

10:31

Huthit sulmojnë një anije në Detin e...

10:29

Krem apo sprej kundër diellit? Ja cili...

10:16

Zjarr i madh përfshin një park kombëtar...

10:04

“Skafi mori flakë menjëherë”, i plagosuri rrëfen...

9:42

Përfundon dita e 79 e protestës, nis...

9:08

Si të dallojmë dikë që gënjen

9:02

Vlorë/ Shpërthen motori i skafit gjatë riparimit,...

8:47

Vijon të mbetet e rënduar situata në...

8:34

Zjarret në Shqipëri/ Ministria e Mbrojtjes: 7...

7:52

Tragjedi në brigjet e Libisë, 7 emigrantë...

7:47

Dita e 79-të e protestës, qytetarët marshojnë...

7:34

Sulm me armë, vriten 3 persona, mes...

7:26

Ushqimet që lehtësojnë fryrjen dhe qetësojnë tretjen

7:15

Irani kërcënon SHBA-në: Do të marrim vendime...

7:09

“Fluturoi helika më pas shpërtheu në flakë”,...

6:40

Fluks i lartë qytetarësh në pikën kufitare...

6:32

Aksident tragjik në Greqi, rrëzohet helikopteri gjatë...

6:18

Pamje të rënda! Momenti kur taksisti përplas...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë
  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.