E hënë, 16 Nëntor 2026 Lajme Ora 12:00 dhe Moti deri në 12:20 Në vijim ora 12:20: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Vendi

“Nuk këndoj dot anglisht”/ Ermira Babaliu tregon pse ka vendosur të këndojë vetëm shqip

Këngëtarja e njohur Ermira Babaliu ishte e ftuar në emisionin “Vizion i Pasdites” ku rrëfeu karrierën e saj dhe jetën e “re” në SHBA.

E pyetur nga moderatorja Evi Reçi për jetën në Amerikë, Babaliu tregon se është shumë aktive, mirëpo ajo ka zgjedhur që edhe larg atdheut të saj të këndojë shqip me mall për vendin e saj.

 

“Mungesën e Shqipërisë nuk kam si them se nuk e ndiej. Faleminderit kohës dhe teknologjisë që të afron me gjithçka. Prania fizike sigurisht që na mungon. Kudo të shkosh shyqyr që ka shqiptarë, ndaj dhe nuk këndoj anglisht. Unë nuk dua të këndoj anglisht”, thekson Babaliu.

Reklamë

 

Artistja Babaliu tregon se jeta e saj është e lidhur me muzikën dhe na zbulon më tej se si ka arritur ta zgjerojë repertorin e saj si këngëtare.

 

“Zëri im është pothuajse njësoj, vazhdimësia e ka mbajtur këtë. Lloji I këngëve, mënyra si këndoj është I njëjtë me tipe të ndryshme muzike. Zëri im është ai, serenata është ajo. Unë këndoj dhe shumë këngë popullore, repertori është zgjeruar sepse kur janë hapur kufijtë unë kam qenë thuajse nga të parat që shkuan në Maqedoni të këndonim në dasma. Ajo ishte shkolla më e mirë”, përfundon artistja Ermira Babaliu.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë