Subscribe

Kryeministri Edi Rama doli nga salla e parlamentit me një dakordësi të arritur me përfaqësinë e banorëve protestues të “5 majit”.

 

Menjëherë pas takimit, ai ka dhënë një prononcim për mediat me detajet e diskutimeve, pas të cilave tha se edhe ata banorë që nuk kanë firmosur do të firmosin marrëveshjen e rregullt.

 

“Do të ketë një trajtim të dinjitetshëm, njerëzor, solidar, njësoj siç u bë me të gjithë ata që humbën shtëpitë nga tërmeti. Për të gjithë ata që janë me certifikata pronësie, për ta zgjidhja është e qartë, ose dëmshpërblim financiar, ose me këmbim. Për ata që janë pa letra, si rasti i nënës këtu, përsëri qasja është solidare, nuk është nxjerrje në rrugë. Unë ia shpjegova të gjithë procedurat. Qa në qershor të vitit të kaluar kanë marrë njoftimin. Sipas projektit shtëpia do prishet, por familja do të marrë shtëpi njësoj si ata të rindërtimit pas tërmetit. Dhe deri në marrjen e shtëpisë, do të trajtohen me bonus qiraje. Banorët do të ulen, do t’i shikojnë letrat, do firmosin dhe me dokumentin në dorë dhe këto marrëveshje do të regjistrohen në kadastër si detyrim i shtetit ndaj këtyre banorëve. Nëse gjeni një rast tjetër, Turqia ka probleme të ngjashme me ndërtimet pa leje, na tregoni, nëse ka diçka të ngjashme. Në asnjë rast nuk jepet asgjë pa kredi. Kjo është politika jonë. Ka qenë e qartë që në qershor, por kur futet politika në mes gjërat bëhen çorap. Kërkesat, “e duam shpin siç e kemi”, nuk i plotësojmë dot,” shtoi ndër të tjera Rama.

 

 

Mirëpo, nga ana tjetër, banorët nuk kanë dalë të kënaqur nga ky takim, duke thënë se ai nuk i dëgjoi fare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *