E shtunë, 17 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Showbiz

North në hapat e së ëmës, një yll…!

North West është vetëm 5 vjeçe dhe pak nga pak po kthehet në një nga personazhet më të njohur në botë. Pikërisht për këtë famë që ka marrë, vogëlushja është shfaqur për herë të parë në një kopertinë reviste.

 

Reklamë

Nga fotografitë duket se North po ndjek hapat e nënës së saj, Kim dhe mund të themi me siguri se shumë shpejt do të kthehet në një yll botëror.

 

Reklamë

Pavarësisht se Kim është akuzuar shpeshherë për përkujdesjen ndaj vajzës, veçanërisht për ‘make up-in’, kjo nuk e ka penguar North që të shfaqet sërish e lyer. Madje edhe vetë Kim i ka publikuar fotot e vajzës në ‘Instagram’ dhe ka shkruar me krenari: “Vogëlushja ime më e bukur dhe me stil sapo pozoi për kopertinën e saj të parë”.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë