Ka nisur me batuta mbrëmjen e sotme spektakli i rekordeve në Vizion Plus, Ferma VIP 2.
Në nisje të spektaklit moderatorja e magjishme Luana Vjollca tha se ajo është si ajo shprehja :“Njëherë të më provosh, gjithë jetën do të më kujtosh:.
Pjesë nga diskutimi:
Luana: Tani të flas pak për vete. Unë jam si ajo, njëherë të më provosh, gjithë jetën do të më kujtosh. (të qeshura në studio).
Kastro: Kjo dihet.
Luana: Ore si moderatore thashë unë. Po ju si jeni. Si je ti Zhaku me Kastron?
Zhaku: Njëherë të na provosh, do të na harrosh. (Sërish të qeshura)