Edhe pse një kafshë mitike, leopardi i zi afrikan ekziston me të vërtetë.

 

Macja e hijshme është zbuluar nga biologët në Kenia.

 

Që prej vitit 1909 askush nuk kishte parë një leopard të zi me përjashtim të rasteve kur kafsha ishte risjellë në filma të ndyshëm.

 

Lajmin për ekzistencën e leopardit të zi e njoftoi shkenctari botëror, Nick Pilfold.

 

Pilfold u shpreh se grupi biologëve arriti ta realizonte fotografinë e pabesueshme pas disa muajsh vëzhgim dhe pritje.

 

Ekipi i biologëve kishte vendosur kamera në pyll për gjurmimin e popullatës së leopardëve në Conservancy Loisaba në Laikipia County vitin e kaluar, kur dëgjuan thashetheme se një leopard i zi ishte parë nga banorët e zonave periferike të Kenias.

 

“E intensifikuam kamerën në zonën ku mendohej se jetonte leopardi dhe pas disa muajsh u shpërblyem për pritjen e gjatë.”

 

Leopardi femër është në ngjyrë të zezë për shkak të melanism, një mutacion në gjene që shkakton mbi-prodhim të pigmentit, tha Pilfold.

 

Është e kundërta e albinizmit.

 

Ai shtoi se vëzhgimi i fundit që vërtetoi me fotografi ekzistencën e leopardtët të zi ishte në Etiopi më shumë se një shekull më parë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *