E shtunë, 10 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 07:00 Në vijim ora 07:00: Lajme Ora 7:00 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Një kriminel mund të hyjë në Shqipëri”/ DEA informon Policinë e Shtetit (Detaje nga operacioni)

Policia e Shtetit mori informacione nga zyra e DEA-s në Athinë për një kriminel që mund të futej në vendin tonë.

 

Reklamë

Pas këtyre informatave, autoritetet hetuan, organizuan dhe finalizuan operacionin “Detroit”, që vuri në pranga 41-vjeçarin me inicialet L. V..

 

Reklamë

Ai u kap në rrugën nacionale Tamarë-Hani i Hotit, si i kërkuar nga drejtësia amerikane për trafikim të lëndëve narkotike dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

 

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, me qëllim fillimin e procedurave te ekstradimit drejt SHBA-së, sepse Gjykata e Michiganit/ Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me vendimin e datës 09.06.2021 i ka vendosur këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale””, njoftoi policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë