Subscribe

Pas marrjes së shenjave të gishtërinjve, policia e Tiranës po bën gati identikitin e trupit të pjatë, të gjetur dy ditë më parë në Dajt. Burime pranë uniformave blu, thanë se në bazë të karakteristikave specialistët e Ministrisë së Brendshme, po skicojnë një identikit të përafërt, i cili pritet t’u shpërndahet drejtorive të policive. Edhe pse në të shumtën e rasteve ka largime me dëshirë nga shtëpia, zhdukjet e personave janë kthyer në një shqetësim për policinë. Vetëm disa ditë më parë, një nënë kallëzoi në policinë e Tiranës se më datën 5 shkurt, djali i saj me inicialet J.XH kishte dalë për t’u mos u kthyer më në shtëpi. Në zonën e komisariatit 4 ku dhe u gjet trupi i pajetë, ka mesatarisht 5 zhdukje të personave brenda një muaji. Vetëm në dhjetor u larguan me dëshirë nga banesa tre vajza 15-vjeçare, të cilat u gjetën, ndërkohë që për dy ngjarje të denoncuara në këtë komisariat, vijojnë hetimet. Në dhjetor të një viti më parë, një grua deklaroi se me datën 1 i ishte larguar nga banesa bashkëshorti 35-vjeçar me inicialet V.B, ndërkohë që disa muaj më parë në tetor, një 30-vjeçare po me banim në Tiranë ishte larguar nga banesa. Për këta persona, nuk ka ende asnjë të dhënë. Nga ana tjetër, publiku njeh zhdukjet mafioze të Enver Stafukës 48-vjeçarit të rrëmbyer një vit me parë në Fushë- Krujë. Edhe pse të afërmit e tij u paraqitën në morg, viktima nuk ishte ai. Sipas policisë, trupi i pajete, nuk i përket as këngëtarit 23-vjeçar Renato Hamza, nga Elbasani, i cili rezulton i zhdukur që prej qershorit të vitit 2014. Një tjetër person i denoncuar i zhdukur është dhe Lavdosh Avdulaj që prej shkurtit të këtij viti, por sipas hetuesve, kufoma e gjetur në Priskë të Dajtit, kishte të paktën 6 muaj që kishte humbur jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *