Subscribe

Një person ka humbur jetën nga tërmeti me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter që goditi këtë të hënë ishullin e Kretës.

Mediat greke raportojnë se viktima ishte punëtor i kishës së Profetit Ilia. Ai u gjet i pajetë nën rrënoja, ndërsa 2 persona të tjerë, vijojnë të jenë të bllokuar.

Po ashtu, si pasojë e lëkundjeve, kanë mbetur të lënduar disa banorë.

Forca të shumta janë nisur drejt Arkalochorit për t’iu ardhur në ndihmë qytetarëve të bllokuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *