Subscribe

Shqipëria prej 10 vitesh është anëtare me të drejta të plota në Aleancën e Atlantikut Verior.

 

Ministria e Mbrojtjes Olta Xhaçka në këtë përvjetor organizoi një sërë aktivitetesh në sheshin “Nënë Tereza”, në kryeqytet.

 

Ceremona nisi me parakalimin e përfaqësuesve të vendeve anëtare.  Në fjalën e saj ministrja Xhaçka  tha se anëtarësimi në NATO sjell siguri, ndërkohë që Shqipëria është zgjedhur për ngritjen e bazës ajrore të Kucovës.

 

Ky kontribut i Shqiperise si nje shtylle stabiliteti, si nje eksportues sigurie dhe partner i perkushtuar ndaj vlerave e misionit te aleances eshte njohur e vleresuar nga te gjithe aleatet. Dhe kjo eshte nje arsye e rendesishme perse ne Kucove do te filloje se shpejti puna per investimin me te madh dhe te paren baze ajrore te NATO ne rajonin tone; nje investim qe konsolidon rendesine e Shqiperise si nje aset strategjik per aleancen.”

 

 

Kryeministri Edi Rama pervec tablos se 10 viteve te Shqiperise ne NATO dhe sfidave te perbashketa me te cilat perballemi sot, kishte nje mesazh te drejtperdrejt per Aleancen.

 

Në mënyrë që paqja ende e brishtë në këtë rajon të mos sfidohet kurrë në të ardhmen dhe në mënyrë që Ballkani të mos jetë kurrë më porta përmes të cilës influenca të vendeve të treta arrijnë të depërtojnë deri në zemër të Europës, është e domosdoshme që edhe Kosova të bëhet më herët se vonë pjesë e integruar e Aleancës Euroatlantike

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *