Subscribe

 

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm sot në konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të nismës Adriatiko-Joniane, ku Shqipëria mban kryesimin e presidencës për nismën (NAJ) dhe Strategjinë e BE-së për Rajonin Adriatik dhe Jon (EUSAIR) që nga qershori i vitit të kaluar.

 

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse Kryeministri u shpreh se:”Për herë të parë në historinë tonë do të mbahet në Shqipëri kupa e një finaleje europiane. Shumica e pjesëmarrësve të kësaj nisme kanë organizuar një finale europiane dhe doja të theksoja faktin se ky eveniment ishte i pamundur të përfytyrohej pak vite më parë, dua të shtoj se masa e transformimit tonë në këtë cep të botës, pasi dolëm nga përvoja e tmerrshme e diktaturës pasqyron shumë masën e barrës sonë në histori. E shkuara ka qenë më pak bujare me ne, e kësisoj shtegu drejt të ardhmes është më i vështirë, po besoj se shndërrimi që kemi parë në vendin tonë në këto 30 vitet e fundit është i pashembullt kur bëhet fjalë për thellësinë dhe ndikimin real mbi vendin dhe njerëzit.

 

Kemi një rrugë të gjatë përpara, ku historia na caktoi një izolim shumë të vështirë me një barbari të spikatur dhe shkalla e transformimit që ka përjetuar Shqipëria gjatë kësaj dekade është shumë e madhe.”

 

“Mundësitë e të sotmes janë po kështu shumë të mëdha. Kjo nismë është diçka që i shtohet nismave gjithnjë e më të shumta të paqes, bashkëpunimi. Ajo që po ndodh në Ukrainë është një mësim i jashtëzakonshëm për ne që të vazhdojmë të ecim në rrugën e paqes, bashkëpunimit për të shmangur rënien në kurthet e së shkuarës. Mësimi i kësaj lufte është një mësim i çmuar për të gjithë ne dhe është një moment shumë i rëndësishëm në historinë tonë për ta bërë gjithçka të mundur për të ecur përpara dhe forcuar bashkëpunimin tonë dhe urave të reja midis njerëzve, fushave të biznesit, artit, kulturës dhe midis shteteve të Bllkanit Perëndimor. Nuk jemi kaq të vegjël dhe hapësira që mund të krijojmë mund të jetë shumë herë më tërheqëse që aktorët e mëdhenj të na shohin si një tokë me mundësi të jashtëzakonshme edhe për ta” tha Kryeministri. Nuk duhet të humbasim lidhjen më Europën, ashtu siç ka thënë shkrimtari jonë i shquar Ismail Kadare: “Europa është e vetmja gjendje e natyrshme e Shqipërisë. “- shtoi Rama.

 

Është detyra jonë që të bëjmë sa më shumë të jetë e mundur që të jemi në Europë për fëmijët tanë. Për ne Europa nuk është një bankomat, për ne mbetet një vend paqeje dhe sigurie dhe jo vetëm kaq është zgjedhja jonë e parë me vullnet të parë në histori. Kemi qenë nën perandori të ndryshme, na është dashur të jetojmë nën flamuj të ndryshëm, po nuk ishte zgjedhja jonë, ishim të detyruar të jetonim në diktaturë dhe t’u përkisnim komuniteteve dhe familjeve politike që nuk i zgjodhëm. Europa është zgjedhja jonë e parë me vullnet të lirë dhe kjo është arsyeja pse me kokëfortësi po shtyjmë përpara dhe nuk po heqim dorë. Plani A,B dhe C për Shqipërinë është Europa”

– përfundoi Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *