E martë, 29 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:00 Në vijim ora 13:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Nishani hedh akuza të forta: Basha me retorikë mashtruese

Ish-presidenti Bujar Nishani lëshoi akuza të forta për kryetarin e PD-së, Lulzim Basha, që kandidon për t’u rikonfirmuar në këtë post.

 

Reklamë

Nga studioja e “Spotlight” në “Vizion Plus”, me moderatorin Alban Dudushi, Nishani tha se Basha po i mashtron demokratët.

 

“Në këtë situatë, retorika që përdor Basha, për fatin e keq është një retorikë mashtruese për Partinë Demokratike, për elektoratin e Partisë Demokratike, për anëtarësinë e Partisë Demokratike, sepse është një ‘deja vu’ e të njëjtave gjërave që ka thënë, pas zgjedhjeve të 2017-ës, pas humbjes së 2017-ës.”

 

Gjithashtu, Nishani e quajti Bashën hileqar, i cili, sipas tij, kërkon të ndajë dështimet me ish-kryeministrin Sali Berisha.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë