Kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, ka bërë një deklaratë të fortë ditën e sotme në studion e “Spotlight” nga Alban Dudushi, prej ku u shpreh se retorika e liderit demokrat Basha është mashtruese për demokratët.

 

“Në këtë situatë, retorika që përdor Basha, për fatin e keq është një retorikë mashtruese për Partinë Demokratike, për elektoratin e Partisë Demokratike, për anëtarësinë e Partisë Demokratike, sepse është një ‘deja vu’ e të njëjtave gjërave që ka thënë, pas zgjedhjeve të 2017-ës, pas humbjes së 2017-ës.”

 

Gjatë bisedës, lidhur me masakrën elektorale, Nishani u shpreh se nëse Basha do të futet në Parlament e legjitimon kështu atë çfarë ka sulmuar gjithë këto kohë.

 

“Në qoftë se Basha thotë ‘ka masakër elektorale’, atëherë nuk duhet të njohë produktin e masakrës elektorale. Në qoftë se e pranon këtë produkt, do të thotë që s’ka patur masakër elektorale. Në qoftë se ikën në Parlament, do të thotë që ke pranuar masakrën, e ke legjitimuar atë.”

 

Nishani bëri përgjegjës liderin e selisë blu për gjithçka, e më pastaj duke bërë përgjegjës edhe të gjithë figurat e PD-së që i kanë besuar atij.

 

“Përgjegjësi kryesor është ai që ka marrë përsipër të kërkojë votëbesimin dhe besimin për projektin që ka bërë, sepse i ka dalë për zot një njeri. Padyshim që të gjithë jemi përgjegjës që i kemi besuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *