E premte, 2 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Nis viti i ri shkollor, 350 mijë nxënës në të gjithë vendin, 28 mijë në klasat e para

350 mijë nxënës të arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm iu drejtuan këtë të hënë dyerve të shkollës.

Në një prej shkollave të kryeqytetit, atë të “Servete Maçit” nxënësit kanë zgjedhur një formë të veçantë për të nisur vitin e ri shkollor.

Reklamë

Të kapur përdore fëmijët e klasave të nënta i dorëzojnë stafetën të vegjëlve që do të ulen për herë të parë në bankat e kësaj shkollë, duke përshkuar së bashku rrugën drejt klasave përkatëse.

Më të vegjlit emocionet e kësaj dite i shprehin në mënyra të ndryshme.

Por sigurisht rrugëtimi i tyre i gjatë drejt rrugës së dijes ka bashkudhëtar edhe mësueset kujdestare, shumë prej të cilave ndonëse kanë vite në arsim ndjejnë emocion sa herë që marrin nën drejtim një brez të ri.

Edhe këtë vit nxënësit e sistemit parauniversitar janë pajisur me libra falas duke mos krijuar më problemin e mungesës së teksteve me nisjen e mësimit. Për të gjithë ata fëmijë që nuk kanë patur mundësi ti tërheqin librat para nisjes së shkollës i kanë marrë në ditën e parë të saj.

Rënia e numrit të nxënësve ka prekur sistemin arsimor. Ndonëse në disa shkolla shifrat vijojnë te jenë të njëjta krahasuar me një vit më parë.

1725 shkolla në të gjithë vendin kanë hapur dyert për të pritur 28 mijë nxënës të klasave të para  dhe  rreth 27 mijë janë të regjistruar në klasat e 10-ta.

25 shkolla të reja janë hapur për herë të parë për të pritur nxënësit e fëmijët në vitin e ri shkollor.

Po ashtu një vëmendje e shtuar është treguar  për nxënësit me nevoja të veçanta që do të kenë 2100 mësues ndihmës./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë