Një tjetër festival teatrosh nisi rrugëtimin. Pas Korçës që manifestoi për komedinë, Fieri është qyteti i dytë që mirëpret në tre ditë, trupat teatrale të rretheve. Nën titullin “De Fest” ky edicion i dytë është çelur me trupën e teatrit vendas që ka sjellë për publikun veprën “Horoskopi Babilonas”.

 

Trupa e Gjirokastrës ka zgjedhur të prezantohet me komedinë “Zi e më zi”, për t’i lënë radhën Teatrit të Vlorës dhe Shkodrës që po ashtu dot ë prezantohen me vepra të autorëve shqiptarë. Ne festivalin që do të mbahet për tre ditë në teatrin Bylis, edhe studentët e Akademisë së Arteve do të kenë mundësinë të ngjiten në skenë.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *