E mërkurë, 28 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Ngjarjet në Greqi nuk paskan fund, shembet ura në zonën e Patras

Një urë është shembur në zonën e Patras në Greqi për shkak të problemeve në strukturën e saj. Si pasojë deri tani janë regjistruar një viktimë dhe dy të plagosur të cilët janë transprtuar me urgjencë në Spitalin Universitar të Rios dhe në spitalin “Agios Andreas”, për shkak të lëdimeve të rënda.

 

Reklamë

Duket se ky nuk vit nuk po shfaqet aspak i mbarë për shtetin grek i cili herëpashere ka qenë në vëmendjen mediatike për ngjarje jo pak të lehta.

 

Përplasja e trenave në Larisa që shkaktoi shumë viktima, mbytja e anijes në brigjet e Mesdheut që u cilësua si një nga mbytjet më të mëdha, zjarret të cilat kanë kapluar së fundmi zonat kryesisht ato turistike, janë situata që do të kujtohen gjatë për dëmet që kanë shkaktuar në vendin fqinj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë